Dy mijë e 27 studentë aplikojnë në Universitetin e Mitrovicës

Mitrovica

Dy mijë e 27 studentë aplikojnë në Universitetin e Mitrovicës

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:31
Ilustrim

Në afatin e parë të konkursit për regjistrim në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë aplikuar 2027 kandidatë, derisa në bazë të konkursit të shpallur në vitin akademik 2016/17 do të pranohen 1460 studentë.

Interesimi më i madh ashtu sikur në vitet tjera ka qenë për Fakultetin e Edukimit, ku për  173 vende kanë aplikuar 984 kandidatë.  Në Fakultetin Juridik për 161 vende kanë aplikuar 376 kandidatë, ndërsa në Fakultetin Ekonomik për 230 vende kanë aplikuar 366 kandidatë.

Interesimi ka qenë i mirë edhe për programet teknike. Në Fakultetin e Gjeoshkencave për 207 vende kanë aplikuar 73 kandidatë, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore për 208 vende kanë aplikuar 112 kandidatë, ndërsa në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike për 481 vende kanë aplikuar  152 kandidatë.  

Provimet pranuese do të mbahen të mërkurën (20 korrik 2016) në të gjitha fakultetet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat