Ndërtohet Qendër Kulturore për komunitete në Mitrovicë

Mitrovica

Ndërtohet Qendër Kulturore për komunitete në Mitrovicë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 10:55
Pamje nga takimi

Në kuadër të investimeve në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës, me qëllim të përkrahjes financiare për “Ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Mitrovicë”, ku MKRS-ja investon 23 mijë e 200 euro.

Në një njoftim për media thuhet se përmes këtij memorandumi, Komuna e Mitrovicës, merr përsipër të investojë mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro për realizimin e projektit në fjalë.

“Ky investim kapital në bashkëpunim të ngushtë me komunën do të krijojë një hapësirë të re për komunitetet e Mitrovicës që ato të zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore dhe ndikojnë në pasurimin dhe rritjen e jetës kulturore e artistike të komuniteteve në Komunën e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Nga Komuna e Mitrovicës thanë se ky investim është i rëndësishëm, sepse krijon kushte për banorët e komuniteteve që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat