Rakiq: Tahiri s`vendos se çfarë ndërtohet në veri

Mitrovica

Rakiq: Tahiri s`vendos se çfarë ndërtohet në veri

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 16:58
Goran Rakiq

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë  se ministrja e Dialogut, Edita Tahiri nuk është e autorizuar për të vendosur për zgjidhjet urbane në veri të Kosovës, dhe sipas tij  ajo nuk pyetet lidhur me atë se a do të ndërtohet dhe ku, xhamia në veri të Ibrit.

“Për zgjidhjet urbane në veri të Kosovës do të jetë në gjendje të vendos vetëm Asociacioni i Komunave Serbe, pasiqë Prishtinë të vendos që serioizisht t`i përkushtohet zbatimit të obligimeve që i ka marrë me marrëveshjet e Brukselit”

“Edita Tahiri me siguri se nuk do të konsultohet, as tash as në të ardhmen lidhur me atë se çka dhe kur do të ndërtohet në veri të Kosovës” ka thënë Rakiq për Tanjug,  transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, Edita Tahiri duhet t`i përqendrojë energjitë e saj në  përmbushjen e obligimeve në lidhje me themelimin e Asociacionit.

Ky reagim i kryetarit të Mitrovicës Jugore erdhi pasiqë Tahiri gjatë takimit të fundit që pati me kreun e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri u zotua për ndërtimin e xhamisë në veri të lumit Ibër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat