Organizata 7 Arte,në kuadër të pojektit “Green Fest VI” në sheshin “Isa Boletini “ në Mitrovicë, sot ka bërë hapjen e edicionit të parë të Panairit të Gjelbërt dhe Artizanateve .
Ky panair është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës –DKRS, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Pjesë e këtij panairi ishte edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, i cili në një fjalim rasti ka përgezuar organizatorët e këtij panairi, i cili korrespondon pikërisht me muajt kur kemi edhe shumë vizita nga mergimtarët tanë, të cilët janë shumë të intersuar ti shohin produktet dhe punimet tona tradicionale, të cilat flasin për begatinë dhe traditën tonë kombëtare.
Ndërsa hapjen e këtij panairi e bëri drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, i cili gjithashtu ka uruar iniciatorët për organizime të tilla , të cilat bëjnë të mundur që qytetarët dhe diaspora të kenë kujtime nga Mitrovica dhe mos ta harrojnë vendlindjen e tyre.
Qëllimi kryesor i këtij panairi është që të mbështesë dhe promojojë kreativitetin, të rrisë vetëdijesimin e konsumit të produkteve vendore dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Në këtë panair po marrin pjesë 15 ndërmarrje të vogla dh të mesme , Ojq të ambientit dhe ndërmarrës të industrisë creative duke ekspozuar dhe promovuar produktet e tyre.
Panairi është hapur sot në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe do të zgjasë deri me 30 Korrik.