Bordi i Fondit Zhvillimor, 500 mijë euro për projektet në Kosovën veriore

Mitrovica

Bordi i Fondit Zhvillimor, 500 mijë euro për projektet në Kosovën veriore

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 15:43
Ilustrim

Rreth 500 mijë euro janë dhënë për dy projekte në komunën e Leposaviqit nga Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor në takimit e djeshëm.

Mbi 60 mijë  euro janë dhënë për blerjen e pajisjeve për kopshtin e fëmijëve në Leshak. Për të njëjtin qëllim janë dhënë më herët 140 mijë euro nga ky Fond. Vetë kopshti është ndërtuar me ndihmën e programit të Instrumentit të BE-së për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA).

“Përveç kësaj, komuna ka marrë 415 mijë euro për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve”, thuhet në një njoftim për media.

Bordi Menaxhues po ashtu aprovoi koncept dokumentet për tri projekte që mbështesin: rindërtimin e sistemit të ujërave të zeza në Zvecan, ndërtimin e një qendre të rinjsh në Zubin Potok dhe ndërtimin e strehimores sociale në Leposaviq, në vlerë gjithsej 1 milion euro.

Ky ishte takimi i fundit i Bordit Menaxhues të Fondit Zhvillimor i kryesuar nga Samuel Zhbogar, Përfaqësuesi Special i BE-ë në Kosovë, i cili do të largohet nga Kosova për të marrë një pozitë të re që nga 1 shtatori 2016. Anëtarët e Bordit falënderuan  Zhbogar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm viteve të fundit dhe i uruan atij suksese në të ardhmen.

Fondi Zhvillimor gjeneron të hyrat e tij nga taksat e mbledhura në vendkalimet kufitare  Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Brnjak. Të hyrat e mbledhura deri më sot numërojnë deri në 10.6 milion euro dhe janë shfrytëzuar për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës veriore. Deri më sot, 7.5 milion euro janë dhënë nga Fondi Zhvillimor për katër komunat veriore. Funksionimi i këtij Fondi vendoset nga Bordi Menaxhues, i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit, në kapacitetin e tij si Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Ministri i Financave në Kosovë,  Avdullah Hoti, në emër të autoriteteve kosovare, dhe Danijela Zubac në emër të komunitetit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat