Veriu i Kosovës, “përforcohet” me gjyqtarë serb

Mitrovica

Veriu i Kosovës, “përforcohet” me gjyqtarë serb

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 17:27
Ilustrim

Pritet që deri më fund të muajit tetor, 34 gjyqtarë të rinj të komunitetit serb t’i bashkëngjiten gjykatave në veri të Kosovës, ka bërë të ditur për Indeksonline Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi. 

Shqetësimet se këta gjyqtarë serb në të ardhmen mund të mos i përgjigjen zinxhirit komandues në Prishtinë, Kryetari i Këshillit Gjyqësor ka thënë se nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi, por që ata janë të obliguar t’i kryejnë detyrat e tyre sipas ligjeve të Kosovës.

“Si gjithë gjyqtarët tjerë në Kosovë edhe këta 34 gjyqtarë janë të obliguar t’i zbatojnë ligjet e Republikës së Kosovës. Ndërsa sa i përket asaj se a do të devijojnë nga puna e tyre këta gjyqtarë, nuk mund të paragjykoj dhe të them që jo, por nëse eventualisht devijojnë nga rruga profesionale që ata kanë, atëherë do të përballen me masat disiplinore që shqiptohen ndaj çdo gjyqtari”, ka thënë Idrizi. 

Numri i përgjithshëm i gjyqtarëve që do të pranohen në veri të Kosovës është paraparë të jetë 48 gjyqtarë, e që do të përballen me mbi 2500 lëndë të natyrës civile dhe më shumë se 1500 të tjera të natyrës penale vazhdojë të mbesin të pazgjidhura.

Sipas statistikave që janë gjeneruar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës rezulton të jetë një numër prej 417 mijë e 233 lëndë. Ky është një numër total i të gjitha lëndëve pa specifikuar natyrën e lëndëve të cilat janë trajtuar. Pra, ky është totali i të gjitha lëndëve që janë të pa zgjidhura.

Ndërkaq në Gjykatën Themelore në Mitrovicën veriore nuk ka qasje nga 20 shkurti i vitit 2008, përkatësisht që nga shpallja e pavarësisë.

Aktualisht kjo gjykatë është e vendosur në objektin e ish Gjykatës Komunale në Vushtrri, ndërsa në objektin e Gjykatës në veri gjendet EULEX-i.

Shumica e lëndëve të Prokurorisë që kanë mbetur në objektin në veri – janë parashkruar

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat