Tërnava: Xhamia e Ibrit nis pas rivitalizimit të urës

Mitrovica

Tërnava: Xhamia e Ibrit nis pas rivitalizimit të urës

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 13:16
Pamje nga vizita

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava është shprehur i shqetësuar pas lajmit se në parcelën e BIK-ut në Mitrovicë, do të ndërtohet një fushë tenisi.

Me këtë rast Tërnava ka zhvilluar një vizitë gjatë ditës së sotme në Mitrovicë,  ku së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë vizituar cepin verior të urës, për t’u njohur nga afër me punimet rreth rivitalizimit, përkatësisht ndërtimit të xhamisë së Ibrit aty ku ka ekzistuar edhe para lufte.

Tërnava, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për angazhimet e tij rreth rivitalizimit të urës, fuqizimin e kontakteve, si dhe komunikimin mes pjesës veriore dhe jugore të qytetit, të cilin e quajti ‘pjesë e pandarë e trupit tonë’.

Sipas tij, BIK-u nuk heq dorë asnjëherë nga ndërtimi i xhamisë në atë pjesë, duke thënë se ajo do të ndërtohet pasi të përfundojë rivitalizimi i urës.

Tërnava: Shumë shpejt fillojmë me ndërtimin e xhamisë

“Sigurisht edhe ne si Bashkësi Islame kemi qenë të shqetësuar me deklaratat të cilat kemi pasur rastin t’i lexojmë, prandaj kemi ardhur sot në Mitrovicë që për së afërmi dhe praktikisht të shohim dhe të bindemi me atë se parcela vakufnore ku ka qenë e ndërtuar xhamia, nuk përfshihet në planet siç është shkruar se aty do të jetë një stadium tenisi apo diçka tjetër. Ajo është e paprekur, i ka vijat e qarta se 4 ari e 23 metra janë pronë e BIK-ut dhe se aty bashkërisht shpejtë me një bashkëpunim të të gjithëve do të fillojmë ndërtimin e xhamisë. BIK-u nuk heq dorë asnjëherë me asnjë çmim nga ajo parcelë dhe nga ndërtimi i asaj xhamie, që do të thotë se ajo xhami duhet të ndërtohet, pavarësisht dëshiron dikush ose nuk dëshiron…Për datë nuk mund të them por do të rivitalizohet ura, e më pastaj do të fillojmë me ndërtimin e xhamisë”, ka thënë Tërnava.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat