Mashtrohen blerësit e banesave në Mitrovicë

Mitrovica

Mashtrohen blerësit e banesave në Mitrovicë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:02
banorë

Banorët e një objekti në Mitrovicë përkundër se kanë paguar baneset e tyre ata duhet t’i lëshojnë ato.

Të hënën pasdite secilit prej tyre u erdhi nga një letër nga përmbaruesi se duhet të dalin nga banesat në afat prej shtatë ditëve.

Kjo sepse parcela ku është ndërtuar objekti ka qenë në hipotekë bankare. Pronari i tokës ka hy në kredi për investitorin në vlerë prej 255 mijë euro të cilën nuk e ka paguar.

Për këtë blerësit e banesave në vitin 2008 thonë se nuk kanë qenë në dijeni.

8 familje të cilat aktualisht banojnë në këtë objekt, nga 20 banesat që janë të shitura thanë se do bëjnë ankesë në gjykatë për këtë çështje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat