U hap panairi “Gratë në biznes-Mitrovica 2016”

Mitrovica

U hap panairi “Gratë në biznes-Mitrovica 2016”

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 16:52
Gratë në biznes-Mitrovica 2016

Në kuadër të projektit “Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, të martën është hapur panairi “Gratë në biznes-Mitrovica-2016”, financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Komuna e Mitrovicës. Projekti implementohet Community Building Mitrovica në partneritet me D&G Solituons.

Panairi ëshstë hapur në Sheshin “Isa Boletinit”, afër urës kryesore mbi lumin Ibër dhe në të prodhimet e tyre i ekspozuan rreth 100 gra nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës, pjesëtare të  komuniteteve të ndryshme etnike, nga viset rurale dhe urbane.

Koordinatori i projektit Kenan Beqiri, tha se projekti ka për qëllim që të kontribuojë në drejtim të përmirësimit të qëndrueshëm të gjendjes ekonomike dhe sociale të grave dhe familjeve të tyre  në Jug dhe Veri të Mitrovicës, përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat,  si dhe krijimin e një hapësire përkrahëse për biznese për gratë fillestare dhe ndërmarrëse.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, pasi përshëndeti pjesëmarrëset në panair, tha se ndjehet mirë që në këtë ngjarje të rëndësishme janë të pranishme gratë që merren me biznese të ndryshme prodhuese nga komunitetet e ndryshme etnike.

“Komuna e Mitrovicës ka mbështetur pa rezervë, aq sa kanë lejuar mundësitë bizneset prodhuese, e sidomos ato të grave dhe sektorin prodhues në bujqësi. Për këtë qëllim gjatë këtij viti janë katërfishuar subvencionet për bujqësi dhe bizneseve të grave. Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqizimin e grave në biznese përmes subvencioneve të ndryshme”, tha ndër të tjera ai.

Sanije Taraku, të cilës burri i është vra në luftën e fundit nga forcat kriminale serbe, tha se me punime të ndryshme dore mundohet të siguroj ekzistencën e familjes, pasi që askush nga fëmijët nuk i punon.

“Mirëpo, kam vendosur që të gjitha paratë që do i fotj nga shitja në këtë panair, t’i derdhi në gjirollogarinë e vajzës 21 vjeçare Fatmire Uka, e cila është e sëmur nga mëlçia dhe i duhet trajtimi mjekësor jashtë vendit. Inshalla gjendet edhe njerëz  të tjerë që i ndihmojnë kësaj vajze”, tha ajo. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat