Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë mbështetjen për Mitrovicën

Mitrovica

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë mbështetjen për Mitrovicën

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 14:06
Pamje nga takimi

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi ka pritur në një takim zëvendësministren në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, me bashkëpunëtore, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve dhe çështje tjera me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës.

Nënkryetari Kamberi fillimisht e falënderoi zëvendësministren Hajzera dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mbështetjen që deri tash i kanë dhënë komunës së Mitrovicës.

 Ai, pasi përmendi shumë projekte që janë realizuar falë mbështetjes së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, theksoi si të veçantë mbështetjen e kësaj Ministrie që bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Karitasin e Kosovës, kanë bërë të mundur realizimin e projektit në fushën e shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunë së Mitrovicë, ku janë punësuar 90 punëtorë të kësaj fushe, në mesin e të cilëve mbi 25 janë mjek dhe dentistë.

Në vazhdim ata biseduan edhe për mundësinë e mbështetjes edhe të projekteve të tjera   gjatë vitit 2017, duke theksuar se kjo mbështetje është e domosdoshme për shkak të gjendjes së vështirtë në të cilën ndodhet Mitrovica, si pasojë e rrethanave që komunat tjera nuk i kanë pas, duke theksuar me këtë rast  zhvendosjen e dhunshme nga ekstremistët serbë të  më se 1500 familjeve shqiptare nga veriu i Mitrovicës, gjatë dhe pas luftës.

Zëvendësministrja, Rita Hajzeraj, tha se Ministria që drejtohet nga ministri abrashi, gjithmonë e ka pas parasysh gjendjen e rëndë në komunën e Mitrovicës, andaj edhe e ka mbështetur  në shumë projekte.

“Ne do ta trajtojmë me prioritet edhe në vitin e ardhshëm komunën e Mitrovicës, me qëllim që të ndihmojmë tejkalimin e problemeve të shumta sociale që këtu janë grumbulluar vite me radhë edhe për shkak të rrethanave që i përmendi nënkryetari Kamberi”, tha ajo ndër të tjera. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat