Në Zhabar janë në asfaltim e sipër edhe disa rrugë në gjatësi prej mbi 1800 metra

Mitrovica

Në Zhabar janë në asfaltim e sipër edhe disa rrugë në gjatësi prej mbi 1800 metra

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 19:12
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, kanë inspektuar punët në asfaltimin e rrugëve

Kanë nisur punët për asfaltimin edhe të disa rrugëve të Zhabarit. Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka, kanë inspektuar punët në asfaltimin e këtyre rrugëve që po i kryen NN “Shkëmbi”, nga Drenasi, me qëllim që ato të bëhen në mënyrë cilësore dhe të respektohen të gjithë parametrat e paraparë të projektit.

Në të gjitha këto rrugë, në gjatësi prej mbi 1.800 e gjerësi prej pesë metrash, përveç asfaltimit të paraparë në dy shtresa me trashësi prej 11 metrash, do të ndërtohen edhe kanalizimet atmosferike e fekale dhe trotuaret.

Asfaltimi i rrugëve do të përfundoj brenda pak ditësh, pasi që shtresa e parë prej shtatë centimetrash pothuaj se ka përfunduar në të gjitha rrugët, ndërsa që ka mbetur për tu shtruar edhe shtresa e dytë prej katër centimetrash, që është punë më e lehtë që duhet bërë.

Asfaltimi i të gjithë këtyre rrugëve dhe rregullimi i kanalizimeve dhe trotuareve, arrin vlerën prej 287.000 euro, mjete këto që janë sigurua nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunës së Mitrovicës.

Edhe gjatë këtij inspektimi, kryetari Bahtiri ju tha qytetarëve që kishin dalur për ta falënderuar për realizimin e premtimit të dhënë, se aktualisht janë duke u asfaltuar, kubëzuar apo meremetuar me zhavorr edhe dhjetëra rrugë, si në qytetet e periferi, ashtu edhe nëpër fshatra.

“Sivjet është bërë një punë mjaftë e madhe në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve. Kemi kursyer shumë mjete dhe kemi pas mbështetjen e ministrive të ndryshme për të realizuar këto projekte, që do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve. Në realizimin e kaq shumë projekteve, ka ndikuar edhe angazhimi ynë konkret që të mos lejojmë që çmimet të fryhen, si dhe zhdukja e mitos dhe korrupsionit, gjë që ka bërë që punëkryesit të jenë më të arsyeshëm në çmime, pasi që më askush nuk ju ka kërkuar para”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat