Agim Bahtiri zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë

Mitrovica

Agim Bahtiri zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 15:10
Kryetari Agim Bahtiri

Dega e Aleancës Kosova e Re në Mitrovicë, sot në një atmosferë masive të përkrahësve të partisë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në këtë Komunë.

Në intonimin e himnit punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Mitrovicë, Jeton Ujkani, i cili duke i falënderuar 515 delegatët e pranishëm dhe të gjithë ata që e ndihmuan këtë proces, potencoi se puna e mirë, sinqeriteti i Kryetarit Agim Bahtiri në qeverisjen e Mitrovicës dhe vizioni Presidentit Behgjet Pacolli, kanë bërë që përkrahja për AKR-në është rritur në vazhdimësi.

Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i cili tha se është koha e rilindjes së vetëdijes qytetare, të cilët tashmë e kanë kuptuar që vetëm me AKR-në mund të arrihet zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike mbi 10%.

“Sot ka lindur shpresa për Mitrovicën dhe kjo po dëshmohet edhe me prezencën dhe përkrahjen tuaj, ne do të jemi me ju çdo herë, për një jetë me të mirë për të gjithë”, tha ndër të tjera lideri i AKR-së.

Më pas Kuvendi i vazhdoi punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë u zgjodh Agim Bahtiri.

Duke i falënderuar delegatët e për besimin e dhënë, Kryetari Bahtiri tha se, Mitrovica ka pasur shumë probleme në kohën kur e kishte marrë mandatin e të parit të qytetit.

“Ne e kemi gjetur Mitrovicën në gjendje të mjerueshme, të ndarë, pa siguri, pa shëndetësi dhe në varfëri të madhe, me ardhjen tonë në qeverisje të Komunës, kemi stabilizuar gjendjen politike dhe të sigurisë, kemi zhvilluar ekonominë edhe përkundër pengesave të shumta që kemi pasur nga Qeveria” është shprehur ai duke shtuar se, AKR-ja nuk e ka lejuar as shitjen e Trepçës dhe po ashtu ka arritur ta depolitizojë arsimin.

Bahtiri ju ka premtuar bashkëqytetarëve të Mitrovicës se AKR-ja do të vazhdojë edhe më tej me misionin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat