Ambasada turke dhuroi 20 karroca për Handikos-in në Mitrovicë

Mitrovica

Ambasada turke dhuroi 20 karroca për Handikos-in në Mitrovicë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:59
Pjesemarresit gjate dhurimit te 20 karrocave nga ambasada turke per Handikos-in në Mitrovicë

Në “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”, Ambasada Turke në dhe kontingjenti i KFOR-it turk në Kosovë , kanë dhuruar 20 karroca për pjesëtarët e HANDIKOS-it në Mitrovicë.

Përveç anëtarëve të rregullt  të HANDIKOS-it,  pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile,  ambasadorja turke në  Kosovë Kivilcim Kilic, e cila ishte e shoqëruar nga komandanti i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it në Kosovë, koloneli Saim Bagci. 

Në aktivitet  morën pjesë  po ashtu edhe nënkryetari për komunitete në Komunën e Mitrovicës Eroll Zekirja, drejtori i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale Qazim Nimani, si dhe  drejtoresha e OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri –Hasani.

 Ambasadorja Kilic tha se ky donacion i shtetit turk për këtë kategori të qytetarëve, nuk është donacioni i vetëm, pasi që do të shikohen mundësitë për mbështetje në forma të ndryshme të kësaj dhe kategorive tjera të qytetarëve të Kosovës.

Nënkryetari i komunës për komunitete, Zekeria dhe drejtori Nimani, falënderuan ambasadoren Kilic dhe KFOR-in turk për mbështetjen në vazhdimësi të qytetarëve të Mitrovicës përmes projekteve të ndryshme e të shumta, që kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së atyre që kanë përfituar.

Në anën tjetër, Mirvete Hasani, drejtoreshë e HANDIKOS-it i njoftoi  mysafirët me gjendjen aktuale, aktivitetet si dhe  problemet me të cilat përballet kjo shoqatë gjatë funksionimit të saj.

 “Unë dua të falënderoj shumë ambasadoren Kilic dhe gjeneralin Bagci për këtë ndihmë të madhe që për ne do të thotë shumë. Tani anëtarësia e jonë do të ketë më lehtë lëvizjen dhe do të ketë mundësi shumë më të mëdha për t’u përkujdesur për vet-veten”, tha ajo.

Ajo ka falënderuar po ashtu OJQ  ‘Mundësia’ për mbështetjen dhe ndihmën që po i ofron  HANDIKOS-it, duke organizuar aktivitete të ndryshme,  përfshirë këtu  edhe kontributin në  shkrimin e projekteve.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat