Arsyet e tërheqjes së LDK-së nga qeverisja në Mitrovicë

Mitrovica

Arsyet e tërheqjes së LDK-së nga qeverisja në Mitrovicë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 00:36
Safet Kamberi (në mes)

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi, në Ora e Fundit, ka thënë se vendimi për t’u tërhequr nga koalicioni qeverisës me Aleancën Kosova e Re është marrë pas sjelljeve jokorrekte të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri.

Ai ka deklaruar se vendimi i njëanshëm i kryetarit Bahtiri për të shkarkuar një drejtor që vinte nga LDK-ja, por edhe mospajtime tjera kanë bërë që subjekti që drejton të tërhiqet nga koalicioni, njofton Klan Kosova.

“Si LDK, dega në Mitrovicës, pas vendimit të njëanshëm të Agim Bahtirit për shkarkimin e drejtorit të arsimit kemi qenë të detyruar për të ndërmarrë këtë hap. Ne u patëm pajtuar, në fillim, që të konsultohemi për cdo vendim lidhur me qeverisjen. Por këtë vendim ne e kemi marrë përmes mediave. Pastaj, në koordinim me nivelin qëndror dhe me kryesinë e degës, jemi pajtuar të largohemi nga koalicioni me AKR-në, për shkak të trajtimit jo të denjë. Kjo është një prej shumë arsyeve, sepse si koalicion kemi pasur shumë mospajtime në dy vitet e fundit. Por është vendimi i fundit që na ka bërë të ndërmarrim këtë vendim”.

“Prej ditëve të para kur Agim Bahtiri ka qenë në balotazh me Avni Kastratin, ne e kemi mbështetur Bahtirin me qëllim që të largohet nga pushteti Partia Demokratike e Kosovës. Ne kemi qenë vendimtarë në fitoren e kryetarit Bahtiri. Por ai asnjëherë nuk ka qenë mirënjohës për mbështetjen të cilën ia kemi dhënë. Edhe strukturat e LDK-së, edhe qytetarët, nuk janë të kënaqur me punën që ka bërë kryetari deri tani”.

Kamberi ka thënë se deklaratat e Bahtirit lidhur me arsyet e tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë krejt joracionale, pasi vendimi është për këtë veprim është marrë në koordinim me të gjithë strukturën e partisë.

“Janë qesharake deklaratat e Agim Bahtirit, por besoj që opinioni tashmë është mësuar me to. Vendimi për tërheqje është marrë në koordinim me të gjitha strukturat. Kemi mbështjetje edhe nga kryesia qëndrore e partisë dhe nga vet kryetari Isa Mustafa për këtë cështje”.

“Por Agim Bahtiri nuk e ka respektuar autoritetin e drejtorëve të drejtorateve, pasi ka dashur që punët shpeshherë të kryhen ad-hoc. Janë bërë punë të mira në komunë, megjithatë, sidomos në arsim. Dhe këto mund të kenë cuar në këtë veprim të tij, pasi mund të jetë ndjerë i lënë anash. Por ky ka qenë gabim i tij, pasi puna e kryer mirë ka qenë e gjithë komunës”.

Sa i përket ndërtimit të murit në anën veriore të Mitrovicës, Kamberi ka deklaruar se ajo cështje nuk është në kompetencën e kryetarit të komunës, dhe vendimi i tij për t’u marrë me këtë cështje ka qenë i gabuar.

“Rivitalizimi i urës dhe vija administrative mes komunave kanë qenë kompetencë e nvielit qëndror, rrjedhimisht jo punë të mandatit të kryetarit. Mendoj që insistimi i tij që të merret me këto tema ka qenë gabim i tij. Ndërsa ndërtimi i murit, flas në cilësinë e qytetarit, është pamje e keqe për Mitrovicën, sepse kohëve të fundit është rritur shpresa për lëvizjen e lirë në të dy anët e urës”. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat