Agim Bahtiri në koalicion me Vetëvendosjen

Mitrovica

Agim Bahtiri në koalicion me Vetëvendosjen

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 18:11
Koalicioni i ri në Mitrovicë

(E plotësuar) - Është zyrtarizuar sot koalicioni mes AKR-së dhe VV-së në Mitrovicë, me ç’rast u tha se ideali për punën e mirë ndaj qytetarëve është pika që i bashkon këto dy subjekte.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se ofertën që i ka bërë Vetëvendosjes e ka bërë për të mirën e mitrovicasve, qytetarëve të Kosovës, por edhe vetë shtetit të Kosovës.

Bahtiri: Është një ideal që na lidhë

“Është një ideal që na lidhë dhe ai ideal është që të punojmë fort për këtë vend. Unë këtë ofertë që ia kam bërë Vetëvendosjes është se edhe këta janë në atë proces dhe po mendojmë se së bashku ne kemi vetëm një ideal, e ai është të punojmë për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe të Mitrovicës, por në të mirë edhe të shtetit të Kosovës”, ka thënë Bahtiri.

Në anën tjetër Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj tha se Vetëvendosja e ka mirëpritur kërkesën e kryetarit Bahtiri për një bashkëpunim më të avancuar në Mitrovicë. Sipas tij, akti i sotëm nuk është fare befasi, ngase Vetëvendosja ka vlerësuar gjithmonë punën e kryetarit Bahtiri, në veçanti qëndrimin e palëkundur dhe të drejtë të tij, sa i përket ndryshimit të kufirit mes komunave.

Molliqaj: Secili prej nesh që e donë Mitrovicën dhe Kosovën

“E kemi vlerësuar qëndrimin e tij, e vlerësojmë edhe sot, besojmë se është i vetmi person në institucionet e Republikës së Kosovës që ka pasur qëndrim të drejtë, të dinjitetshëm dhe të fuqishëm. Besojmë se sfidat të cilat po e presin Mitrovicën janë jashtëzakonisht të mëdha dhe besojmë se secili prej nesh që e donë Mitrovicën dhe Kosovën, duhet të jenë pranë atyre personave, atyre subjekteve, institucioneve të cilat e mbrojnë Kosovën” ka thënë Molliqaj./A

AKR dhe Vetëvendosje arrijnë marrëveshje për koalicion

Aleanca Kosova e Re dhe Vetëvendosje janë pajtuar për ujdinë mes vete që të bashkëqeverisin në komunën e Mitrovicës.

Kjo marrëveshje ndonëse ende nuk është nënshkruar është bërë mes kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj.

 Bahtiri me këtë rast tha se kjo marrëveshje është realizuar pasi që AKR dhe VV  kanë ideal të përbashkët  për të çuar proceset përpara në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.

 Ndërsa sekretari Dardan Molliqaj tha se Vetëvendosje gjithnjë er e ka vlerësuar punën e Bahtirit duke thënë se është i vetmi person në institucionet e Kosovës që ka qëndrim të drejtë dhe të dinjitetshëm sidomos për veriun e vendit.

 Ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes mësohet se Vetëvendosjes do t’i takojnë dy Drejtori dhe posti i nënkryetarit.

 Arritja e kësaj marrëveshjeje ndodhi pasi që një ditë më herët ish-partneri LDK doli nga koalicioni pasi që Agim Bahtiri shkarkoi nga detyra drejtorin e Arsimit Pajazit Hajzeri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat