Bie shtylla ndriçuese në qendër të Mitrovicës, dëmtohen dy automjete

Mitrovica

Bie shtylla ndriçuese në qendër të Mitrovicës, dëmtohen dy automjete

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 15:18
Mitrovica, aksidenti

Një shtyllë e ndriçimit është përplasur sot paradite afër parkut ‘Adem Demaçi’ në qendër të qytetit të Mitrovicës, me ç’rast ka dëmtuar dy automjete, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.

Dëshmitarët thanë se shtylla ka rënë si pasojë e erërave të forta dhe ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve për rreth 20 minuta.

Ramadan Musa, njëri nga pronarët e automjetit të dëmtuar, ka bërë të ditur për KosovaPress se shtylla ka dëmtuar dy automjete, por fatmirësisht nuk ka goditur ndonjë qytetar.

 Musa:  Fatmirësisht nuk u lënduan njerëzit

(video) “S’kam ditë gjë, veç kur më ka ra shtylla mbi kerr, thash çka u bë, çka ndodhi. Kur kthehem mbrapa, siç po e shihni edhe vet…E ka dëmtuar komplet trapin e mbramë, ke rrezik me i mbytë edhe disa këmbësorë, se nuk qe problemi veç te kerri…Po e ka rrok edhe një kerr andej, atë veç pak e ka dëmtuar”, ka thënë Musa.

KosovaPress-i ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në Mitrovicë, Besnik Beka, i cili tha se Komuna ka njoftuar kompaninë përgjegjëse për këto shtylla ndriçuese rreth këtij rasti. Sipas tij, kompania në fjalë ka mënjanuar menjëherë shtyllën dhe ajo do të zëvendësohet shumë shpejtë me një shtyllë të re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat