Nesër aksion simbolik për murin në Mitrovicë

Mitrovica

Nesër aksion simbolik për murin në Mitrovicë

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 16:46
Muri

Iniciativa Qytetare për Veprim (IQV) nesër organizon një aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë, lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.

IQV-ja e konsideron përgjegjëse kryesore BE-në për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë, andaj, përmes këtij aksioni simbolik kërkon nga BE-ja, si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda.

“IQV-ja po ashtu konsideron si bashkëfajtore Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Veprim/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat