Agim Bahtiri, ndihmoj me 1000 euro Fatime Ukën

Mitrovica

Agim Bahtiri, ndihmoj me 1000 euro Fatime Ukën

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 22:08
Agim Bahtiri

Shumën e parave të dhuruara kryetari Bahtiri ia dorëzoi motrës së vajzës të sëmurë, Qëndresa Uka, të cilën e pranoi në zyrën e tij, me ç’rast biseduan edhe për gjendjen e rëndë shëndetësore të Fatimes dhe mundësitë e shërimit të saj

Të premten kryetari i kominës Agim Bahtiri, dhuroj shumën prej 1.000 euro për të sëmurën 21 vjeçare nga Vllahija, Fatime Uka, e cila vuan nga sëmundja e rëndë e mëlçisë (ceroza).

Qëndresa, pasi falënderoj shumë kryetarin Bahtiri, për shumën e dhuruar për shërimin e motrës, i tha atij se gjendja e Fatimes është e rëndë, por janë shtuar dukshëm shpresat për dërgimin e saj për shërim, përkatësisht transplantim të mëlçisë në Gjermani.

Ajo e informoj kryetarin Bahtiri, se shuma e kërkuar për shërim nga spitali gjerman prej 150.000 euro ka shpresë të grumbullohet, pasi që deri tash janë grumbulluar 140.000 euro.

“Shpresoj se së shpejti do të mblidhen edhe 10.000 euro të tjera të nevojshme dhe motra të shkoj në Gjermani për shërim.

Dua të falënderoj shumë të gjithë ata që deri tash dhuruan para për këtë qëllim human, duke shtuar kështu shpresat për mbijetesë të motrës time”, tha ajo ndër të tjera.

Kryetari Bahtiri, pasi dëgjoi informatën e Qëndresës lidhur me sigurimin e parave për shërim, tha se ndjehet mirë që Fatimja do të shërohet, meqë shprehu bindjen se edhe shuma tjetër e parave do të sigurohet nga bamirësit e shumtë.

Ai, duke shpresuar se operacioni do të ketë sukses të plotë, i uroj shërim sa më të shpejt Fatimes dhe kthim në shtëpi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat