Mbahet takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Mitrovica

Mbahet takimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 10:01
Takimi i parë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Këshilli Komunal  për  Siguri në Bashkësi  ka mbajtur takimin e radhës, të cilin e ka udhëhequr Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Musa Dragaj, komandanti i Policisë Ahmet Xhosha, përfaqësues tjerë  nga Policia e Kosovës, FSK-së, Bahtir Maxhuni nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

 Në takim u shqyrtua gjendja e sigurisë në komunën dhe përgatitjet për festat e fundvitit.

Image

Për gjendjen e Sigurisë në Komunën e tonë fillimisht  ka raportuar  kapiteni  Ahmet Xhosha, komandant i Stacionit Policor Jugu Mitrovicë i cili foli mbi rëndësinë e gjendjes stabile  në komunën.

 “Gjendja e mirë dhe stabile në Komunën e Mitrovicës është   si rezultat i angazhimit  dhe përkushtimit të Policisë, si dhe bashkëpunimit të mirëfilltë që e kemi me të gjithë qytetarët. F fatkeqësisht një rast i rëndë ka ndodhur kur është vra një i ri afër shkollave të mesme të komunës, gjë që i ka tronditur qytetarët. Ne shfrytëzojmë rastin që të apelojmë tek prindërit që të bashkëpunojnë ngushtë me fëmijët e tyre, ti përcjellin veprimet e tyre që  i ndërmarrin,  si dhe  me këndë shoqërohen, në mënyrë që t’i evitojmë problemet. Po ashtu kërkojmë  nga institucionet përkatëse që të shtojnë masat e kujdesit dhe të punojnë më shumë me të rinjtë”, ka thënë ndër të tjera komandanti Xhosha.

Ai ka thënë  në   vazhdim se krahasuar me vitin e  kaluar, rastet e iniciuara sivjet janë zvogëluar për 8.1 % , vepra penale ka me pak për  12.7%, ndërsa  raste kundër pasurisë ,vjedhje e rëndë, tentim vjedhje kanë ra për 9.8% .

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën dhe përkushtimin e tyre, për të ndihmuar qytetarët e komunës. Ai  njëkohësisht  ka  kërkuar nga prindërit që të shtojnë kujdesin e tyre  ndaj fëmijëve,  sidomos gjatë festave të fundvitit,  sepse çdo shkrepje me mjete piroteknike-fishekzjarrë në mënyrë të pakontrolluar rrezikon  vet [përdoruesin dhe qytetarët.

Po ashtu,  Dragaj kërkoj edhe  nga zyrtarët  e institucioneve shkollore të kenë kujdes të veçantë me nxënësit, t’i njoftojnë ata për rreziqet të cilat mund t’i hasin nëse veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat