Inaugurohet një objekt qeveritar në Mitrovicë, Tahiri thotë se po shtrihet sovraniteti

Mitrovica

Inaugurohet një objekt qeveritar në Mitrovicë, Tahiri thotë se po shtrihet sovraniteti

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 15:32
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, gjatë ditës së sotme ka inauguruar objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në e Mitrovicës

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, gjatë ditës së sotme ka inauguruar objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në e Mitrovicës.

Sipas ministres Tahiri, ky proces shënon shtrirjen dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës  në pjesën veriore të vendit, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit.

Në inaugurimin e këtij objekti në pjesën veriore të vendit Edita Tahiri deklaroi se pas një periudhe disamuajshe të përgatitjeve intensive të bëra nga Ministria për Dialog dhe Ministria e Administratës Publike si dhe me angazhimin e të gjitha institucioneve dhe në veçanti të mbështetjes së Zyrës së Kryeministrit janë sot ka filluar puna e institucioneve qendrore.

 “...Unë i bëra një vizitë objektit të qeverisë dhe vlerësoj se kushtet e punës janë përgatitur mjaft mirë nga ana e Ministrisë së Administratës Publike. Në këtë objekt do t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale si Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Statistikave, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve, Agjencia Kadastrave, Agjencia e Arkivave, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Gjithsejtë do të punojnë 105 zyrtar të punësuar në këto institucione”, Tahiri.
 

Po ashtu, sot gjatë ditës në Mitrovicë, ministrja Edita Tahiri ka mbajtur një takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që kanë filluar sot punën në komunën e Mitrovicës. 
Në këtë takim ministrja Tahiri ka vlerësuar lartë angazhimin e institucioneve të Kosovës për fillimin e mbarë të punës së zyrave si dhe në takim është diskutuar për koordinime sa më të mira për mbarëvajtjen e punës dhe vijimësinë e rregullte të të punësuarve. Po ashtu, janë diskutuar hapat vijues. Në bazë të planit dhe dinamikave, ky proces do të vazhdoi me hapjen e zyrave në Zubin Potok për të cilin objekti është përgatitur si dhe në Leposaviq, ndërsa për Zveçan është bërë akomodimi në objektin e inauguruar sot. Në këtë takim, përfaqësuesit e MAP njoftuan për gjithë procesin e realizuar që nga gjetja e objektit me qira deri te pajisja e tyre me mjetet e punës dhe teknologjisë informative. 

Përfaqësuesit e institucioneve qendrore njoftuan për të gjithë hapat që kanë ndërmarrë për mbarëvajtjen e punës si dhe caktuan nga një koordinatorë që do të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në këto zyra dhe do t’i udhëzojnë punonjësit në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e punës në bazë të përshkrimit të vendit të punës për të cilën kanë nënshkruar kontratë punësimi. Secili institucion duhet të vendos një mekanizëm monitorimi me qëllim që të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punës dhe rregullsinë e ardhjes në punë të punonjësve

 Po ashtu edhe një objekt tjetër i Qeverisë së Kosovës do të hapet pas vitit të ri në komunën e Zubin Potokut dhe një tjetër në Leposaviq me të cilat do të plotësohet tutje progresi në shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore të vendit i cili është i një rëndësie strategjike. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat