Kryetari i Mitrovicës: Nëse Qeveria nuk vepron në lidhje me murin, atëherë e shohin kush është Agim Bahtiri

Mitrovica

Kryetari i Mitrovicës: Nëse Qeveria nuk vepron në lidhje me murin, atëherë e shohin kush është Agim Bahtiri

Më: 4 janar 2017 Në ora: 22:45
Agim Bahtiri

“Qeveria nuk duhet të bëjë filma e akuza rreth meje sepse Mitrovicën nuk munden me ma marrë”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Rrokum Roll”. Ai ka mohuar se ka pasur marrëveshje për ndërtimin e murit në veri duke shtuar se ky është një orkestrim i përgatitur mirë prej Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo parti po i hakmerret për punën dhe stabilizimin që ka bërë ai në Mitrovicë.

“Mitrovica shumë shpejt do të jetë një qytet pa barrikada, i lirë dhe me një mirëqenie më të mirë për gjithë qytetarët”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka theksuar se është duke hetuar rreth ndërtimit të murit, duke lënë të kuptohet se në ndërtimin e këtij muri ka mundësi që kanë gisht edhe ata që nuk ia duan të mirën dhe që flasin shqip.

Tutje, Bahtiri ka akuzuar publikisht PDK-në e Mitrovicës duke thënë se me këto forma të këqija po mundohen me ia prish atij imazhin pozitiv që e ka krijuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat