Mbesin dhjetë ditë pa rrymë, mitrovicasit bllokojnë rrugën me protestë

Mitrovica

Mbesin dhjetë ditë pa rrymë, mitrovicasit bllokojnë rrugën me protestë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:14
Ilustrim

Disa qytetarë të Mitrovicës kanë protestuar sot duke bllokuar për një kohë të shkurtër edhe rrugën pranë banesave ku dhe jetojnë.

Kjo u bë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në hapësirat e tyre të banimit.

Ditë më parë, njësorët elektrik të së njërës ndërtesë janë djegur duke i lënë kështu dy ndërtesa pa energji elektrike tash e dhjetë ditë.

Ata kanë kërkuar nga pronari i banesave që të bëjnë një marrëvehsje me KEDS dhe ta rregullojnë këtë problem.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat