Hysni Ahmeti zgjedhet kryetar i degës së NISMA-s në Mitrovicë

Mitrovica

Hysni Ahmeti zgjedhet kryetar i degës së NISMA-s në Mitrovicë

Më: 29 janar 2017 Në ora: 17:04
Kuvendi zgjedhor i NISMA-s për Kosovën në Mitrovicë

Kuvendi zgjedhor i NISMA-s për Kosovën shumicë votash ka zgjedhur kryetar të degës së NISMA për Kosovën në Mitrovicë , Hysni Ahmeti.

Siç njofton kjo parti, zgjedhja e Ahmetit është bërë në  kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor.

 Të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, shefja e Grupit Parlamentar të NISMA-s, Valdete Bajrami, deputeti Enver Hoti, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s.

 Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka uruar degën e Nismës në Mitrovicë për Kuvendin Zgjedhor, e po ashtu ka folur edhe rreth situatës politike në vend.

 Krasniqi tha se NISMA për Kosovën dëshiron që ta kthen politikën në duart e qytetarëve duke vënë në qendër njeriun dhe nevojën e tij për më shumë liri, të drejta e mundësi të barabarta.

 “Ne duam një parlament që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, që janë ligjbërës të përgjegjshëm dhe kontrollues të kujdesshëm të shpenzuesve të parasë publike nga institucionet e shtetit”,  ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi.

 Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar gjithë anëtarët dhe simpatizantët e NISMA-s në Mitrovicë, për angazhimin e deri tanishëm, dhe ka uruar ata për këtë Kuvend Zgjedhor.

 Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha se Veriu i Mitrovicës as nuk administrohet, as nuk qeveriset, dhe si asnjëherë më pare Serbia është prezentë, e organizuar, njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, heshtë. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës.

 “Në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbej vendit të vet, madje as në kohën e Rankoviqin, kjo sepse në institucione nëntë punojnë mbrapsht e një mirë, prandaj ne duhet të angazhohemi që nëntë të jenë në shërbim të vendit. Në këtë vend duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, po i shërbeve vendit, këta ose të qojnë në burg, ose të qojnë në Shtime, ose të vrasin”, ka thënë kryetari Limaj para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të NISMA0-s në Mitrovicë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i sapo zgjedhur i NISMA-s në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë, ku tha se do të punojë çdo ditë në realizimin e politikave të NISMA për Kosovën.

Kuvendi Zgjedhor i NISMA për Kosovën në Mitrovicë, ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë dhe Këshillin e degës. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat