AKR: PDK të distancohet nga sjellja rrugaçe e asambleistit Gazmend Muja

Mitrovica

AKR: PDK të distancohet nga sjellja rrugaçe e asambleistit Gazmend Muja

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 14:51
Logo e AKR

Dega e AKR-së në Mitrovicë është duke i përcjellë më vëmendje, veprimet e çoroditua të PDK-së, të cilët në vazhdimësi inskenojnë probleme dhe bëjnë shpifje nga më të ndryshmet. Rasti i fundit ishte ai i datës 31 janar, ku në seancën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës PDK-ja përmes një asambleisti tenton ta prish mbarëvajtjen e seancës, krejt kjo pas dështimit të pengimit të marrjes së kredisë nga Qeveria e Austrisë, e cila e ka vlerësuar lartë punën e qeverisjes së kryetarit Agim Bahtiri.

Është e turpshme qysh gjatë gjithë seancës, por jo vetëm kësaj radhe, asambleisti i PDK-së, Gazmend Muja, bënë veprime fëmijërore dhe provokuese në Kuvendin Komunal, duke i provokuar dhe imituar gjithë folësit e ekzekutivit dhe legjislativit.

Në seancën e fundit Gazmend Muja iu tha fjalë të ulta Kryesusit të Kuvendit, Nënkryetarit të Komunës, Drejtorit të Urbanizmit, si dhe asamblestëve të VV-së e AKR-së. Pasi që grupi i PDK-së vendosi ta lëshoj seancën e Kuvendit Komunal, Gazmend Muja ishte ngritur nga karriga e kuvendarit dhe i është afruar tek karriga e drejtorit, Besnik Beka, me ç’rast e ka sulmuar duke e prekur në fetyrë, derisa pastaj ka shpikur një kërcënim, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Këto sjellje të asambleistit Muja mund të vertetohen edhe nga kamerat e sallës së kuvendit.

Gazmend Muja njihet në qytetin e Mitrovicës si person që bënë vepra të ulta, pasi që ai i ka tradhtuar votuesit e tij me kalimin e tijë në radhët e PDK-së, edhe pse votat nuk i kishte marrë me PDK-në, ndërsa tash po aktron për t’iu hyr në qef  bosave  të PDK-së, pasi që atij i është bërë e qartë nga partia e tashme e tij se nuk do ta kandidojnë për asnjë pozitë e as për asembleist në zgjedhjet e ardhshme komunale. Pra, me këto veprime ai po tenton ta merr vëmendjen e krerëve të PDK-së në Prishtinë.

Ne si AKR kërkojmë nga Kuvendi Komunal, përkatësisht kryesusi i kuvendit, që t’i merr të gjitha masat e nevojshme ligjore që të respektohen dhe mbrohen drejtorët dhe anëtarët e Kuvendit, nga të gjithë ata persona që thyejnë rregulloren e punes së kuvendit me sjellje rrugaçësh.

AKR-ja respekton asamblenë komunale dhe në shenjë respekti, drejtorët janë prezent në seancat e kuvendit gjatë gjithë kohës.Mbesim me shpresë qe raste të tilla të mos përseriten dhe personat që nuk kanë kulturë demokratike të perjashtohen nga seancat në bazë të rregulloreve te Kuvendit.

Po ashtu kërkojmë nga dega e PDK-së në Mitrovicë, posaçërisht nga shefi i asambleistëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës, që të distancohen nga këto veprime rrugaçësh të asambleistit të tyre, thuhet në komunikatën e AKR-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat