Situatë e qetë në Mitrovicë pas tubimeve të djeshme

Mitrovica

Situatë e qetë në Mitrovicë pas tubimeve të djeshme

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 13:19
Foto ilustrim Pamje nga Mitrovica

Në Mitrovicë sot është situatë e qetë, nuk ka tubime të njerëzve, ndërsa situata në qytet është e zakonshme.

Dje në Mitrovicë, pjesa veriore, pati tubime të qytetarëvë serbë për shkak të informatave se gjoja do të ndodhte një “sulm” nga ana jugore dhe do të rrënohej muri në afërsi të urës mbi lumin Ibër, por situata tani është e qetë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, paralajmëroi në Rashkë, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq, se do të shkojë në Prishtinë për bisedime “ndonëse nuk pret rezultate”.

Muri i cili është ndërtuar në afërsi të urës mbi lumin Ibër, është objekt i diskutueshëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Serbët thonë se është mur mbështetës për të pamundësuar makinat që të kalojnë në zonën e këmbësorëve dhe se aty do të bëhet një teatër veror, ndërsa për shqiptarët ky mur është një barrikadë e re.

Përfaqësuesit e serbëve thonë se më e rëndësishmja është që të ruhet paqja dhe se me dialog mund të arrihet deri te zgjidhja e qëndrueshme, gjë që, sipas tyre, “deklarativisht pajtohen edhe në Prishtinë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat