Ndërtimi i zonës së këmbësorëve rreth urës në Mitrovicë nis me 7 shkurt

Mitrovica

Ndërtimi i zonës së këmbësorëve rreth urës në Mitrovicë nis me 7 shkurt

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 18:29
Muri ne Mitrovice

Muri që desh nxiti një konflikt të përmasave të gjëra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga sot do të mbetet vetëm pjesë e një mbamendje nacionaliste dhe irrituese. Do të mbahet në mend si tentim që në vitin 2017 në Evropë ndarjet të bëhet me mure, e jo të krijohet ura që i lidhin njerëzit.

Muri në pjesën veriore të Mitrovicës pas shumë përpjekjeve dhe problemeve të shkaktuara, më në fund do të largohet dhe aty do të ndërtohen shtylla betoni si masë fizike parandaluese për vetura.

Kjo ndodh, meqë sipas marrëveshjes së Brukselit, rruga që dikur lidhte dy pjesët e Mitrovicës do të shndërrohet në shëtitore për qytetarët.

Marrëveshja e arritur mbrëmë vonë në Prishtinë ndërmjet përfaqësuesve të Komunës së Veriut të Mitrovicës dhe Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor parasheh që muri të largohet më së largu deri më 7 shkurt, të martën.

“Më 7 shkurt do të fillojë realizimi i projektit për vendosjen e zonës së këmbësorëve rreth urës”, thuhet në marrëveshje.

Pra përfundimisht, muri nuk do të shkurtohet për t’u bërë 80 centimetra e as 40 centimetra, siç kërkonte pala serbe, por do të rrënohet tërësisht dhe aty do të ngritën disa shtylla betoni. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat