Ferati vlerëson rolin e institucioneve të Kosovës në rrënimin e murit

Mitrovica

Ferati vlerëson rolin e institucioneve të Kosovës në rrënimin e murit

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 21:45
Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Sadri Ferati

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Sadri Ferati ka komentuar rrënimin e murit në këtë qytet.

Ai ka theksuar se ishin institucionet e Kosovës që u angazhuan që ai mur të rrënohet.

“Nuk pajtohem se kryeministri i Serbisë dha kontributin që ky mur të rrënohet, nuk duhet mohuar këtu angazhimin e institucioneve të Kosovës që ai objekt të rrënohet. Ndërhyrja e institucioneve të Serbisë ka qenë përmes ndikimt, por jo përmes veprimit. Pra nuk duhet mohuar kontributi i institucioneve të Kosovës”, u shpreh Ferati.

“Tani është lehtë të tregohet sepse kemi një epilog, pasi muri atje nuk është më, është rrënuar. Budallakia është e komunës së Mitrovicës. Rrënimi i murit është shumë i drejtë dhe sa herë të diskutohet për atë pjesë duhet folur me kujdes ”, ka thënë Sadri Ferati.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe për negociatat në Bruksel ku sipas tij atje nuk është diskutuar për detajet.

“Një person më ka thënë se në Bruksel nuk është folur për detajet, por atje është diskutuar për një shëtitore”, ka thënë kryetari i LDK-së në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat