Në Suhodoll të Mitrovicës vendosen tabelat me emrat e rrugëve, reagojnë serbët

Mitrovica

Në Suhodoll të Mitrovicës vendosen tabelat me emrat e rrugëve, reagojnë serbët

Më: 1 mars 2017 Në ora: 13:37
Suhodoll të Mitrovicës

Në fshatin Suhodoll në afërsi të Mitrovicës, ku jetojnë rreth 70 familje serbe, përfaqësuesit e Komunës së Mitrovicës Jugore kanë vendosur tabelat me emrat e rrugëve.

Rrugët në fshat të banuara nga serbët tani kanë tituj të personaliteteve shqiptare.

Një përfaqësues i fshatit Suhodoll, Mico Kragoviq, ka folur për agjensinë Tanjugut se për shkak të kësaj lëvizje janë shqetësuar banorët, ndërsa në këtë rast ka reaguar edhe kryetari Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i cili tha se nuk do të tolerohen veprimet e njëanshme.

"Pasi kam marrë informacionin nga autoritetet dhe përfaqësuesit e fshatit Suhodoll në lidhje me emërimin e paligjshëm të rrugëve në këtë qytet, kam zhvilluar një takim urgjent me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ambasadave të njohura në Kosovë, si dhe ministritë përkatëse", ka thënë Rakiq.

Në një deklaratë nga zyra e tij u tha se “në bisedime u pajtuan se veprime të tilla të njëanshme të komunës së Jugut të Mitrovicës nuk janë ligjore dhe se ata kanë mbështetjen e ministrive përkatëse, dhe prandaj nuk kontribuojnë në bashkëjetesën normale në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Suhodoll”.

"Në lidhje me këtë, ministritë përkatëse do të bëjnëë presion mbi autoritetet komunale të Mitrovicës së Jugut që këto aktivitete të ndalen", thuhet në një deklaratë nga zyra e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

"Veprimi i njëanshëm nën mbulesën e errësirës nuk do të tolerohet. Unë ju kujtoj se komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Jugut nuk e kanë nënshkruar memorandum për kufizim administrativ, dhe këto aktivitete janë të paligjshme dhe të papranueshme, dhe unë fuqimisht i dënoj ato", thuhet në deklaratë.

Përkufizimi administrativ midis pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës nuk është bërë ende, dhe afati i fundit për zgjidhjen e çështjes ishte 14 tetor 2016.

Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të kryetarit të Mitrovicës veriore dhe jugore nuk është nënshkruar për shkak se ata të dy pretendojnë se në aspektin kadastral ky fshat i përket komunave të tyre përkatëse.

Për kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, çështja e kufizimit kadastrale të Mitrovicës është një "çështje e kryer", që është e përcaktuar nga plani i Ahtisaarit i cili nuk mund të diskutohet, e sipas të cilit shtëpitë e serbëve nga Suhodolli në aspektin kadastral i përkasin komunës që ai drejton.

Sipas këtij interpretimi, shtëpitë serbe në aspektin kadastral i përkasin jugut të Mitrovicës, ndërsa pronat që janë në pronësi të tyre i përkasin pjesës veriore të Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat