“Të rinjtë serb të quajtur “Mosto Klinci” kryejnë sulme në veriun e Mitrovicës”

Mitrovica

“Të rinjtë serb të quajtur “Mosto Klinci” kryejnë sulme në veriun e Mitrovicës”

Nga: P.R Më: 7 mars 2017 Në ora: 19:36
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Halit Barani, kryetari i KMDLNJ-së, Qendra Rajonale në Mitrovicë, përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se në pjesën veriore të Mitrovicës, banditët kriminel serb po vazhdojnë me sulmet e tyre ndaj shqiptarëve.

Sipas KMDLNJ-së, këto sulme po bëhen nga të ashtuquajturit “rojat e urës” por tani  nga të rinj kriminel serb të quajtur “Mosto Klinci”.

“Dje, më 6.III.2017, në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht në lagjën “Ibri”, saktësisht në rrugët “Knjaz Millosh” dhe “tetova”, bandditët kriminel çetnik serbe sulmuan me gurë dy vetura me targa të kosovës. Në rrugën “Knjaz Milloshi”, u sulmua vetura “Gollf 4”e TAX-i“ Albani”  rreth orës 1640, ndërsa në rrugën “Tetova” është sulmuar një tjetër veturë e pronarit shqiptar, në ora 1845. Siqë dihet edhe më 4.III.2017 rreth orës 1800, në lagjën “Ibri” disa bandit serb e paten therrur me thikë një të rinj shqiptar. Këto sulme po bëhen nga të ashtuqujturit “rojat e urës” por tani  nga të rinj kriminel serbe te qujtur “Mosto Klinci”, thuhet në komunikatën e tyre, përcjellë “Bota sot”.

Ja komunikata e plotë:

REPUBLIKA E KOSOVËS QENDRA RAJONALE

Nr. 39 / 2017 data 7.III.2017

INFORMATË

Dje, më 6.III.2017, në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht në lagjën “Ibri”, saktësisht në rrugët “Knjaz Millosh” dhe “tetova”, bandditët kriminel çetnik serbe sulmuan me gurë dy vetura me targa të kosovës. Në rrugën “Knjaz Milloshi”, u sulmua vetura “Gollf 4”e TAX-i“ Albani”  rreth orës 1640, ndërsa në rrugën “Tetova” është sulmuar një tjetër veturë e pronarit shqiptar, në ora 1845. Siqë dihet edhe më 4.III.2017 rreth orës 1800, në lagjën “Ibri” disa bandit serb e paten therrur me thikë një të rinj shqiptar. Këto sulme po bëhen nga të ashtuqujturit “rojat e urës” por tani  nga të rinj kriminel serbe te qujtur “Mosto Klinci”. Duhet të përmendim se gjatë dhjetë ditëve të fundit në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, bandit kriminele çetnike serbe kryen gjashtësulme ndaj shqiptarëve, i vetmi qëllim i këtyre sulmeve është krijimi i paniku dhe frikës tek shqiptarët që të mos levizin lirshëm në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, pjesë këtë të cilën bandit serbe të shtyra nga Beogradi e konsiderojnë Serbi.

KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, jo një here ka shkruar se duke filluar që nga ura kryesore e lumit Ibër nuk frymon asgjë shqip ngase mu në urë valon një flamur serbe me dimensione të mdha e pastaj në të dya anët e rrugë që ng ura në drejtim të Zveçanit vallojnë flamuj serbë të dimensioneve të ndryshme, në disa vende kanë vendosur edhe kryqa te dimensioneve të ndryshme. KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, reagon ashpër për sulemte këtyre ditëve dhe ato të mëparshme si dhe kërkon nga organet e sigurisë që t’i kapin akterët e të gjitha rasteve t’i nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’iu ipet dënimi i merituar, por prap shtrohet pyetja cilave organe…?! Kur nëpër ato organe të sigurisë që ishte dashur të ndërmarrin masa, punojnë njerëz si Xhavit Dervisheviqi, Zharko Kosovaci etj. Kriminel që paten ushtruar dhunë të paparë mbi popullatën shqiptare, para gjatë dhe pas luftes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998 / 99, njeri prej atyre që e paten pësuar nga kriminelët e lart cekur është edhe autori i këtyre rreshtave dhe familja e tij. KMDLNJ, Qendra Rajonale i ka të shenuara me data kur këta kriminel kanë ushtruar dhunë dhe atë jo një rast por shumë, shumë raste, duhet tua përkujtoj atyre dhe gjithë të tjerëve se Xhavit Dervisheviqi nderë tjera ka marrë pjesë në rastin e 13.VIII.1993 në shkollën fillore “Migjeni” ku ai komandonte dhe paten ndërpre manifestimin kulturor kushtuar 120 vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorin e vdekjes të patriotit, demokratit, atdhetarit etj, Hasan Prishtina ku nën komanden e Xhavitit përveq ndërprerjes së programi i paten keqtrajtuar shumë rëndë fizikisht 69 shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive 37 prej tyre i paten arrestuar ku prap në organet SPB-së në Mitrovicë i paten keqtrajtuar shumë rëndë fizikisht në mënyrën më zhtazarake dhe i paten mbajtur që nga ora 1715 deri në orën 2320, njeri prej të keqtrajtuarëve dhe arrestuarëve të këtij rasti është edhe autori i këtyre rreshtave.

Poashtu, më 15.VIII.1993 në orët e hereshme të mëngjesit forca të shumëta policore shkojnë në komunën e Albanikut ish Leposaviq ku i rrethojnë tri fshatrat shqiptare : Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë e Vllahisë, këtu pasi i bastisin e kiqtrajtojnë shumë rënë fizikisht dhe në fumd iu dhënë ultimatum që brenda 3 muajve të shpërngolen për në Shqipëri, shumë banorë të këtryre fshatrave I keqtrajtuan fizikisht, shtatë prej tyre i arrestojnë kunë SPB-në e Mitrovicës i mbajnë mbi dhjetë orë duke i keqtrajtuar fizikisht, edhe me këtë rast ishte Xhavit Dervisheviqi.

Kështu, më 26 gusht 1993, forcat speciale serbe, me rreth 300 policë të mbledhur nga stacionet policore në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj e Zubin Potok, në orën katër të mëngjesit e kishin rrethuar fshatin e vetëm shqiptar në komunën e Zubin Potokut – Çabrën, që gjendet në veriperëndim të Kosovës. Policia kriminele serbe, asokohe pati bastisur 141 familje shqiptare. Kishte keqtrajtuar barbarisht 27 persona, kurse 7 prej tyre i kishte arrestuar. Para se të tërhiqen forcat policore serbe, banorëve të fshatit ua kishin konfirmuar urdhrin se brenda tri ditësh duhet të shpërngulen të gjithë nga fshati, duke ua treguar edhe drejtimin se kah duhet të shkojnë, që do të thotë drejt për në Shqipëri, Xhaviti është pjesëmarrës edhe i këtij rasti. Më 4.VIII.1994 Xhaviti ia ka thyer derën e banesës së Zeqir Çerkinajt por paraprakisht e kishte dëbuar me dhunë nga banesa Çerkinin me familje, banesa ishte në lagjën Bair ku u pati vendosur me familje dhe pati qëndruar deri pas luft në këtë banesë

Zharko Kosovac ka marrë pjesë në shumë raste ku janë keqtrajtuar shumë nxënës dhe mësues të cilët mbanin mësime nëpër shtëpi shkolla. Poashtu vetëm familja e autorit të këtyre rreshtave dhe ai vet janë bastisur dhe  janë keqtrajtuar fizikisht katër raste, madje ky farë krimineli me një rast pati bërë përpjekje që ta djeg një flamur kombëtari cili ishte ngjitur në një kënd të kuzhinës brenda, ka bastisur jo njëherë dhe ka plaçkitur materialë të ndryshme dhe fotografi në zyrat e KMDLNJ, qendra rajonale në Mitrovicë si dhe zyrat e LDK-së, dega në Mitrovicë. Tani këta janë zyrtarë të lartë në policinë e Kosovës...!!!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat