Digjet lokali i policit në Mitrovicë

Mitrovica

Digjet lokali i policit në Mitrovicë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një dyqan me veshje për fëmijë është djegur mbrëmë gjatë natës në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:05 në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.

Burime bëjnë të ditur se dyqani është pronë e policit Bane Jakovleviq, por që ky biznes është udhëhequr në emër të nënës së tij, Petrojka Jakovleviq.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm në shenjë hakmarrje ndaj policit Jakovleviq, për të cilin thuhet se është i përzier në punë të pista duke përfshirë edhe kontrabandën me mallrat e ndryshme.

 Deri tani nuk dihet autori apo autorët e këtij incidenti, ndërsa policia ka dal në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat