Bahtiri për Mitrovicën: Urat na lidhin e nuk na ndajnë

Mitrovica

Bahtiri për Mitrovicën: Urat na lidhin e nuk na ndajnë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 14:02
Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka thënë se nga Mitrovica e Veriut janë shpërngulur 15 mijë shqiptarë.

Ai ka thënë se këto shifra rezultojnë nga gjetjet e fundit që ai ka bërë ndonëse ka kërkuar bashkëpunim me kryetarëve gjë që e konsideron tejet pozitive për vendin e më së shumti për qytetarët.

Këto deklarime Bahtiri i dha në Konferencën Bashkëpunimi mes Komunave që po mbahet në Mitrovucë, ku po marrin pjesë kryetarë të ndryshëm të komunave serbe, ambasadorë e shqiptarë.

Bahtiri veç tjerash ka thënë se nuk i intereson Prishtina e Beogradi, por gjendja e qytetarit të thjeshtë në vend.

”Ne s’na intereson as Prishtina as Beogradi. Duhet të na interesojnë qytetarët e thjeshtë. Bashkëpunimi mes kryetarëve kish me pas progres shumë të mirë për qytetarët, nuk guxojmë të lejojmë që dikujt t’i ndalohet ora në vitin ’99’’.

Sipas Kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtirit, politika kosovare duhet të mendojë për popullin me bashkëpunime. Ai ka komentuar dhe çështjen e barrikadave në Mitrovicë, urës dhe murit teksa shtoi:

”Barrikadat që kanë qenë i kemi hequr. Urat na lidhin e nuk na ndajnë. U bëj lutje komunave me shumicë serbe që të largohen nga nacionalizmi e t’i bashkohen instiuciobeve të Kosovës. Kam shetitur gjithë botën po kurrkund nuk kom pa asnjë vend n’botë nuk u jep ma shume të drejta minoriteteve se Kosova” është shprehur Bahtiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat