Sërish protestë kundër ndërrimit të strukturave udhëheqëse në polici

Mitrovica

Sërish protestë kundër ndërrimit të strukturave udhëheqëse në polici

Më: 14 mars 2017 Në ora: 07:20
Ilustrim

Qytetarë serbë të veriut, por edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës në veri do të protestojnë sërish sot kundër ndërrimit të personave në strukturat udhëheqëse në Policinë e Kosovës në veri, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Protesta do të fillojë në ora 7:15 para stacionit të policisë në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, një protestë e ngjajshme është mbajtur edhe të hënën ku kanë marrë pjesë rreth 200 qytetarë serbë, duke përfshirë edhe pjesëtarë të policisë, ndërsa është kërkuar që vendimi i MPB-së të Kosovës në lidhje me zëvendësimin e udhëheqësve policorë, të anulohet. Sipas protestuesve, një vendim I tillë nga Prishtina duhet të jetë në koordinim me komandën e Drejtorisë së policisë në veri, si dhe strukturat lokale udhëheqëse atje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat