Në Shipol u hap një klasë parashkollore për fëmijë

Mitrovica

Në Shipol u hap një klasë parashkollore për fëmijë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 10:52
Pamje nga klasa parashkollore

Janë 77 fëmijë të lokalitetit të Shipolit që do të kenë kushte shumë të mira për ndjekjen e mësimeve përgatitore (parashkollore), pasi që në Shkollën e atyshme të Mesme të Ulët “Fazli Grejqevci është përuruar këndi për klasën përgatitore, falë një donacioni të ndarë nga OSBE-ja. Morën pjesë  nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, me drejtorët komunal Musa Dragaj e Skender Avdiu, përfaqësues të OSBE-së, të Policisë së Kosovës, të Bashkësisë Islame, të Bashkësisë Lokale  dhe mysafirë tjerë të shumtë,

Drejtoresha e shkollës, Naxhije Kurti, pasi falënderoj përfaqësuesit e OSBE-së, Erduan Gjigoli dhe Rrahman Berisha, për sigurimin e komplet pajisjeve për këndin e klasës parashkollore, tha se ndjehet shumë e lumtur që fëmijët e paralarjes së Shipolit tani e tutje kanë kushte shumë të mira për tu parapërgatitur për fillimin e shkollimit të rregullt.  

”Ky projekt i realizuar krijon kushte dhe ambient atraktiv  për zhvillimin e aktiviteteve të shumta e të ndryshme, gjë që do t’iu mundësoj fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e tyre psiko-motorike, sociale dhe, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në formimin e personalitetit tek fëmijët”, tha ndër të tjera ajo.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, shprehu kënaqësinë e tij për krijimin e këtij këndi për fëmijët parashkollor dhe tha se komuna do të bëjë përpjekje edhe në ët ardhmen që të përmirësoj kushtet për mësim më cilësor në të gjitha nivelet.

“Shkolla e Shipolit dhe udhëheqja e saj janë ndër më të mirat në komunës, ndërsa që bashkësia Lokale është më e mira për nga organizimi dhe funksionimi i strukturave udhëheqëse. Këtu në shkollë bëhet një punë e madhe në mësimdhënie e mësimnxënie, por edhe në rregullimin e ambientit të brendshëm e të jashtëm që nuk mund ta gjesh në mjediset tjera”, tha ndër të tjera Mujka.

Përfaqësuesi i OSBE-së, Erduan Gjigoli, tha se në Shipol është duke e bërë një punë shumë të mirë Komitetit Lokal për Siguri Publike deh shkolla e këtushme, andaj edhe OSBE-ja duke pas parasysh bashkëpunimin e mirë dhe sukseset, ka vendos që të mbështet projekte të ndryshme në të mirë të fëmijëve dhe qytetarëve të lagjes.

“Pas këtij projekti do të realizojmë projektin tjetër për ngritjen e sigurisë brenda dhe jashtë objektit, duke vendos kamera vëzhguese, për të vazhduar më pastaj edhe me projekte ët tjera”, tha ai.

Kryetari i Shipolit, Salih Mehaj tha se falë bashkëpunimit shumë të mirë me organet komunale, policinë e Kosovës,  OSBE-në, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe qytetarëve, janë arritur rezultate të mira në të gjitha fshat.

“Ka rënë dukshëm numri i vjedhjeve dhe i dukurive tjera të dëmshme shoqërore. Këtu nuk kemi raste të shpërfaqjes së ekstremizmit fetar apo tjetër. Kemi në planet tona ndërtimin e çerdhes së fëmijëve, zgjerimin e ambulancës, ndërtimin e nj shtëpie për pleq, ngritjen e një pllake përkujtimore për dëshmorët e rënë nga kjo lagje. Besojmë se një nga një këto projekte do ët realizohen me ndihmën e komunës, OSBE-së dhe të tjerëve”, tha Mehaj.

Edhe imami i lagjes, Fatmir Latifi vlerësoi pozitivisht situatën e përgjithshme në lagje dhe bashkëpunimin e strukturave të lagjes më Bashkësinë e Islame. Ai premtoi angazhim të pakursyer në zgjidhjen e të gjitha problemeve të lagjes sa herë që nga ai kërkohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat