Kastrati sërish kandidat për Mitrovicën

Mitrovica

Kastrati sërish kandidat për Mitrovicën

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:22
Zëvendës ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati

Zëvendës ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, do të kandidojë sërish për kryetar të Komunës së Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të medias.

Sipas këtyre burimeve, Kastrati pritet që gjatë kësaj jave ta dorëzojë detyrën e zëvendësministrit, për t’u orientuar në punën e degës së PDK-së në Mitrovicë, përkatësisht në përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen gjatë këtij viti.

“Kastrati do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ndërsa për këtë e ka mbështetjen edhe nga qendra”, kanë thënë burimet.

Media ka provuar të kontaktojë me zëvendës ministrin Kastrati, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Kastrati ka qenë për një mandat kryetar i komunës së Mitrovicës ndërsa në vitin 2013 ka humbur zgjedhjet në garë me kryetarin aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat