Ende vazhdojnë konsultimet për zgjedhjet serbe në Kosovë

Mitrovica

Ende vazhdojnë konsultimet për zgjedhjet serbe në Kosovë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Zëdhënësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Senad Shaboviq deklaroi të shtunën se edhe më tej po vazhdojnë konsultimet rreth mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

“Kemi pasur disa kontakte me akterët relevantë si në Prishtinë, po ashtu edhe në Beograd. Sapo të kemi sqaruar të gjitha detajet do të njoftojmë publikun”, ka thënë Shaboviq për ediat serbe.

Ai ka thënë se shpreson se kjo do të ndodhë ditëve të ardhshme. Sipas tij, OSBE nga ana teknike është e gatshme të zbatojë procesin e grumbullimit të votave në Kosovë.

Komisioni Zgjedhor i Serbisë para dy ditësh ka miratuar udhëzimin për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, i cili parasheh se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me mbështetjen e OSBE-së, i cili mision do të përkujdeset për transportin e materialit zgjedhor nga kalimi kufitar deri te vendvotimet dhe anasjelltas.

Udhëzimi parasheh pasi që OSBE ka konfirmuar se ekzistojnë kushte për transport të sigurt, materiali zgjedhor të transportohet nga vendvotimet në selinë e komunës Rashkë dhe qytetin e Vranjës, ku do t’i dorëzohen koordinatorit të Komisionit Zgjedhor të Serbisë.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviq ka deklaruar dje se janë keqdashëse pohimet për planet për vjedhje në zgjedhjet në Kosovë dhe se komisioni që ai drejton vazhdimisht është në kontakt me Misionin e OSBE-së në Prishtinë, në mënyrë që votimet në zgjedhjet presidenciale të jenë të sigurta dhe në pajtim me ligjin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat