Dy persona me sindromën Down punësohen në fabrikën e kërpudhave

Mitrovica

Dy persona me sindromën Down punësohen në fabrikën e kërpudhave

Më: 26 mars 2017 Në ora: 18:44
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, duke vizituar fabriken e kerpudhave dhe personat me sindromin Down

Në fabrikën e kërpudhave ‘Hirano Mushroom’ në Gushavc të Mitrovicës janë punësuar dy persona me sindromën Down, të cilët do të punojnë me orar të plotë.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, premtim i të cilit ishte hapja e kësaj fabrike, ka vizituar këtë fabrikë me dhjetëra persona nga shoqata e personave me këtë sindromë.

“Fabrika e kërpudhave ‘Hirano Mushroom’ ka bërë punësimin e dy personave me sindromën Down, të cilët do të punojnë me orar të plotë.

Së bashku me dhjetëra persona nga shoqata e tyre vizituam fabrikën, ky për ta ishte organizuar një koktej special.

Personat me sindromën Doën kanë nevojë për përkrahje edhe më të madhe nga shoqëria, prandaj çdo kush në bazë të mundësive të tyre duhet t’i ndihmoj”, shkruan kryetari Bahtiri në Facebook.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat