Në Mitrovicë shqiptarët u sulmuan nga serbët

Mitrovica

Në Mitrovicë shqiptarët u sulmuan nga serbët

Më: 2 prill 2017 Në ora: 19:49
Mitrovicë

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin që ka ndodhur ndaj dy shqiptarëve, ku njëri prej tyre kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Zëvendës komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se viktimat kanë deklaruar se sulmi ka qenë nga një grup serbësh.

“Ka qenë një sulm fizik. Dy shqiptarë kanë qenë në Mitrovicë të Veriut sipas arsyetimeve të tyre kanë dalur për të shëtitur dhe janë sulmuar nga persona të panjohur. Prej tyre njëri ka marrë lëndime të lehta trupore. Sipas viktimave grupi i personave që i kanë sulmuar kanë qenë serbë”, ka thënë Hoti.

Ai ka deklaruar se është njoftuar prokurori dhe rasti është iniciuar si sulm fizik dhe shkaktim i lëndimeve trupore.

Plagoset një i ri shqiptar në Mitrovicë

Një i ri shqiptar është plagosur sonte në qendër të Mitrovicës.

Kreu rajonal i operacioneve në Policinë e Veriut, Zhelko Bojiq ka thënë se incidenti ka ndodhur pak para orës 18:00.

25 vjeçari ka marrë plagë të lehta, dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat