Grupi për kthim ka shqyrtuar 25 kërkesat e arritur

Mitrovica

Grupi për kthim ka shqyrtuar 25 kërkesat e arritur

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:04
Mbledhja e radhës e Nëngrupit komunal për kthim të personave të zhvendosur brenda vendit dhe shtetet e rajonit

Është mbajtur mbledhja e radhës e Nëngrupit komunal për kthim të personave të zhvendosur brenda vendit dhe shtetet e rajonit. Në takim kanë qenë prezent nënkryetari për komunitete dhe kthim i komunës së Mitrovicës, z.Eroll Zekeria, koordinatori për kthim-riintegrim, Bedri Sadiku, Snezhana Nestoroviq, shefe e Zyrës Lokale për Komunitete, zyrtarë të tjerë dhe përfaqësues të UNHCR, OSBE, UNMIKUT dhe MKK.

Në takim janë shqyrtuar 25 kërkesa për kthim, raste të paraqitura përmes Zyrës së UNHCR. Lidhur me kërkesat e këtyre pjesëtarëve komunitetit rom, ashkali dhe serb. Është zhvilluar diskutim i gjerë rreth mundësive për kthimin e tyre  në vendin ku kanë banuar në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës.

Pas diskutimit mbi dy orë, anëtarët e Grupit për kthim kanë ardhur në përfundim se këtyre qytetarëve është mirë që  në kuadër të mundësive dhe kushteve që ka komuna e Mitrovicës  dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë tu bëhet zgjidhja,ashtu që të gjithë të kthehen në vendin e origjinës ku kanë jetuar deri në vitin 1999.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat