Mitrovicë: Tri automjete u dogjën gjatë natës

Mitrovica

Mitrovicë: Tri automjete u dogjën gjatë natës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:52
Shefi i operativës për rajonin e Mitrovicës veriore Zeljko Bojiç

Në pjesën veriore të Mitrovicës herët në mëngjes u dëmtuan tri automjete nga zjarri, i cili mendohet të jetë i qëllimshëm.

Në Rrugën “Vasilija Ostroškog” në Mitrovicë një veturë e tipit “Mercedes”, në pronësi të komandantit të policisë kufitare të Kosovës i është vënë flaka dhe si pasojë u dëmtua edhe makina e cila ishte e parkuar afër saj.

“Po ashtu, gjatë natës është djegur edhe një veturë e tipit “Fiat”, i cili është në pronësi të një Drejtorie”, tha shefi i operativës për rajonin e Mitrovicës veriore  Zeljko Bojiç .

“Policia ka kryer një hetim dhe sipas rezultateve paraprake të hetimit është e mundur që të ishte zjarrëvënie e qëllimshme” tha Bojiç.

Hetimet në lidhje me këto rast janë të hapur dhe për motivet nuk mund të flasim për momentin, tha Bojiç.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat