Lule të freskëta tek shtatorja e Heroit Shemsi Ahmeti

Mitrovica

Lule të freskëta tek shtatorja e Heroit Shemsi Ahmeti

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:45
Kryetari Bahtiri ka vendos lule të freskëta tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Shemsi Ahmeti-komandant Shemi

Kryetari i Komunë, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorët e tij, ka vendos lule të freskëta tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Shemsi Ahmeti-komandant Shemi, në qendër të qytetit, afër Xhamisë së Zallit, me rastin e 18 vjetorit të rënies së tij heroike në Majdan të Shalës së Bajgorës.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri e ka vlerësuar lartë figurën e Heroit Shemsi Ahmeti dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftë me okupatorin për çlirimin e vendit, deri në rënien heroike.

“Komandant Shemi ishte pa dyshim njëri nga luftëtarët më të dnj, më trim dhe më të suksesshëm në Zonën Operative Shalës, përkatësisht në Brigadën 141 “Mehë Uka” të rajonit të Shalës së Bajgorës. Ai u vra në betejën më të famshme të Majdanit, duke luftuar ballë për ballë me armikun, bshkë me bashkëluftëtarët tjerë trima të Njësitit që ai e drejtonte.

Ne mitrovicasit përherë do ët jemi krenarë që patëm një luftëtar e komandant të këtillë”, tha ndër të tjera Bahtiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat