Bahtiri: Mitrovicën e gjeta me kriminel, e mbusha me pëllumba

Mitrovica

Bahtiri: Mitrovicën e gjeta me kriminel, e mbusha me pëllumba

Më: 2 maj 2017 Në ora: 07:31
Agim Bahtiri

Edhe pse gjatë fushatës parazgjedhore Agim Bahtiri nuk kishte premtuar që do ta mbushte Mitrovicën me pëllumba, ai thotë se si kryetar i Mitrovicës e ka arritur ta bëjë këtë.

Duke folur për krimin në Mitrovicën e Jugut që ai drejton tash katër vite, Bahtiri ka thënë se ata tashmë nuk janë në këtë qytet. Për këtë i ka dhënë merita vetit.

“Kur kam ardh në Mitrovicë kontrabandistët gjuheshin me plumba midis Mitrovicës. Gjuheshin pa dal prej kerrit hiç. Tash ka ndryshu situata”, ka thënë Bahtiri në emisionin “Natën” .

Por sipas Bahtirit, pasi sheshi u pastrua nga kriminelët ai është mbushur me pëllumba.

“Sheshi tash është mbushur me pëllumba dhe ata nuk lëvizin prej sheshit se e dinë që qytetin e udhëheqë një njeri i paqes”, tha kryetari i Mitrovicës së Jugut. Bahtiri do të kandidojë edhe për një mandat në krye të Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat