Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka takuar të mërkurën banorët e Gushavcës.
Gjatë këtij takimi, Bahtiri ka biseduar me banorët për çështje me rëndësi për interesin e tyre.
Postimi i plotë:
Në Gushavc u takova me qindra banorë, me të cilët bashkëbiseduam për çështje me rëndësi për interesin e tyre.
Fshatrat e banuara me shumicë shqiptare matanë Urës së Ibrit, ku jetoj edhe unë dhe familja ime, shquhen për sakrificë dhe përkushtim.
Falënderoj banorët për përkrahjen e madhe që na e dhanë për punën e bërë deri më tash, si dhe për projektet që do t'i kemi në të ardhmen.