U mbajt takimi garues në pikturë për nxënësit e shkollave të mesme

Mitrovica

U mbajt takimi garues në pikturë për nxënësit e shkollave të mesme

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 22:58
Shefqet Abrazhda

Në sheshin e qytetit “Mehë Uka” të Mitrovicës, të enjten është mbajtur takimi garues në pikturë i nxënësve të shkollave të mesme të Mitrovicës.

Drejtorit i Galerisë së Arteve të Mitrovicës, Shefqet Abrazhda, tha  se ky takim është vazhdimësi e aktiviteteve të Galerisë së Arteve të  këtij qyteti. “Si zakonisht aktivitetet tona   ndërthuren me një bashkëpunim të shkëlqyer të  DKA-së  të komunës së Mitrovicës  dhe  në mbështetje të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe  nënkryetarit Faruk Mujka”, tha  Abrazhda.

Vlen të theksohet se gjatë këtij aktiviteti pati interesim të madhe të qytetarëve të Mitrovicës, të cilët ishin të interesuar t’i shohin nga afër punimet e nxënësve të bëra me kryesisht me laps dhe me ngjyra.

Qytetarët shprehen kënaqësinë për aktivitete të këtilla, të cilat, siç thanë, gjallërojnë jetën kulturore-artistike të qytetit tonë.

Në fund të takimit për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë mirënjohje si dhe certifikata për paraqitje në  nivel të lartë artistik.

Çmimi i parë iu dha nxënësit Erion Berisha, me çmim të dytë u nderuan Narcisa Imeri  dhe Arbresa Hajdari, ndërsa me çmimin e treta juria nderojë Endrit Ismailin dhe Medie Merovcin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat