Punëtorët shëndetësorë në Mitrovicë kërkojnë buxhet të mjaftueshëm për barna esenciale

Mitrovica

Punëtorët shëndetësorë në Mitrovicë kërkojnë buxhet të mjaftueshëm për barna esenciale

Nga: Bota Sot Më: 10 korrik 2017 Në ora: 10:12
Pamje nga dëgjimi i tretë publik për buxhetin komunal për vitin 2018

Është mbajtur edhe dëgjimi i tretë publik për buxhetin komunal për vitin 2018. Takimin, në të cilin kësaj radhe iu kushtua buxhetit të paraparë për shëndetësinë e komunës dhe integrimet evropiane , e ka drejtua Nysret Maxhera, drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa, ndërsa që ishin të  pranishëm ehe Vlora Haxhimehmeti, drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë, Qazim Nimani, drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, përfaqësues të institucioneve tjera shëndetësore të komunës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të interesuar.

Për buxhetin e propozuar të komunës për vitin 2018, kanë folur drejtori Maxhera, drejtoresha Haxhimehmeti dhe zyrtari kryesor komunal për buxhet, Adem Fazliu. Ata i kanë njoftuar të pranishmit se buxheti për shëndetësinë e komunës për vitin 2018, është projektuar të jetë në shumën prej 1.959.034 euro, ose 12.57 për qind nga grandet qeveritare dhe 75.000 euro, ose 3.06 për qind nga të hyrat vetjake të komunës, e që gjithsejtë arrin shumën prej 2.034.034 euro.

Ndërkaq, përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore që i menaxhon komuna, ata të shoqërisë civile dhe vet qytetarët, pasi i kanë dëgjuar fjalët e zyrtarëve komuna, kanë mbështetur parimisht projekt-buxhetin e hartuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, por kanë pas disa vërejtje, sugjerime dhe propozime konkrete.

Përfaqësuesit e institucioneve komunale shëndetësore që menaxhohen nga komuna, kërkuan që me buxhetin e paraparë, prioritet duhet t’i jepet furnizimit me barna nga lista esenciale, pajisja me inventar të nevojshëm në QKMF dhe QMF-të tjera, si dhe nëpër ambulanca.

Po ashtu u kërkua që në disa QMF të rregullohen nyejt sanitar, kanalizimet, të ketë ujë të pijshëm, blerjen e aparaturave të reja, meqë ato të vjetrat janë amortizuar tej mase, sigurimi edhe i disa autoambulancave, blerja e një rëntgeni digjital pa kemikate, sigurimi mjeteve mbrojtëse për pacientë e staf të shërbimit etj.

Kishte edhe kërkesë që të parashihen mjete për vazhdimin e marrëveshjes me Caritas Kosova edhe për vitin 2018, ku është i punësuar një numër i madhe i punonjësve shëndetësorë që ofron shërbime nëpër institucione shëndetësore por edhe nëpër familje, si dhe të sigurohen mjete për realizimin e projektit për edukimin në komunitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat