Mitrovica e Veriut paguan 240 euro një orë dore

Mitrovica

Mitrovica e Veriut paguan 240 euro një orë dore

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 20:06
Ilustrim

Komuna e Mitrovicës e Veriut ka blerë ora luksoze për dy punonjës të saj që së fundmi janë pensionuar.

Do të shpenzojë 240 euro për blerjen e një ore të dorës.

Publikimi i nënshkrimit për kontratë në Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) bën të ditur se komuna shpenzon 480 euro për dy orët e dorës.

Sipas njoftimit, blerja e orëve të dorës si dhuratë për dy nëpunës civilë të dalë në pension ishte qëllimi i këtij aktiviteti të prokurimit.

“Blerja e orëve të dorës  për dy nëpunësit civilë të Komunës së Mitrovicës së Veriut për shkak të daljes në pension”, thuhet në njoftim.

Orët e dorës komuna i blen me paratë e buxhetit të konsoliduar të Kosovës.

Blerje të shtrenjta të orëve të dorës janë realizuar edhe në të kaluarën.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave kishte shpenzuar 445 euro për blerjen e orëve të dorës për pesë anëtarëve të bordit të saj. Çmimi i një ore të dorës sillej rreth 90 euro./kallxo

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat