Rrihen sërish shqiptarët në Mitrovicë

Mitrovica

Rrihen sërish shqiptarët në Mitrovicë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 08:18
Mitrovicë

Dy të rinj shqiptarë, L.T. (1999) dhe T.J. (1997), janë rrahur mbrëmë rreth orës 20:00 në Mitrovicë me ç’rast kanë pësuar lëndime nëpër pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas këtyre burimeve, ata janë sulmuar nga katër persona, që dyshohet të jenë pjesëtarë të grupeve ‘KM-Firm 028’ dhe ‘Mosto-Klinci’, derisa po shëtitnin në sheshin ‘Kral Petar’ në Mitrovicë. Mësohet se viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre rreth kësaj ngjarje në stacionin jugor të policisë, ndërsa policia është duke zhvilluar hetimet për kapjen e autorëve.

Ndryshe, ky është rasti i 19-të i incidenteve ndaj shqiptarëve në Mitrovicë gjatë këtij viti, dhe nuk dihet nëse janë identifikuar autorët e ndonjërit prej këtyre incidenteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat