Mitrovica model për komunat tjera për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave

Mitrovica

Mitrovica model për komunat tjera për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 13:19
Mbledhja e rregullt të Bordit të Drejtorëve

Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve, drejtuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, është konstatuar se është arritur mbulueshmëria e grumbullimit të mbeturinave pothuaj në tërë territorin e Mitrovicës.

Kjo është bërë e mundur falë një projekti të financuar nga GIZ-i. Kështu, Komuna e Mitrovicë, është komuna e vetme në Kosovë që GIZ-i e ka mbështet për hartimin e një plani kaq detaj e kaq profesional, duke e bërë Mitrovicën model për reformat dhe implementimin e kritereve dhe ngritjen e performancës në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Plani për grumbullimin e mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Mitrovicës, është hartuar në mënyrë profesionale nga GIZ-i Gjerman, që ka angazhuar ekspert nga Prizreni, të cilët për gjashtë muaj kanë hartuar planin që përfshinë çdo vendbanim të Komunës së Mitrovicës, pra edhe ët gjitha fshatrat.

Plani është i publikuar në ueb-faqen e Komunës së Mitrovicës dhe qytetarët mund të shohin orarin se kur shkon në rrugën e tyre automjeti për grumbullimin  e mbeturinave e që aktualisht nëntë sish janë në funksion. Plani është duke u zbatuar dhe aktualisht monitorohet nga ekspertët nga Prizreni.

Ky plan, përveç që parasheh ofrimin e shërbimeve për çdo qytetar të Komunës, parasheh edhe marshuta efiçiente të kamionëve, që do të thotë kursim të derivateve deri në 50 për qind, për çdo kamionë.

Në takim u bë e ditur se janë kryer dëgjimet buxhetore për projekt-buxhetin e Komunës për vitin 2018, me ç’rast u tha se janë mbajtur gjithsejtë nëntë dëgjime, në të cilat kanë marrë pjesë qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve, shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve dhe grupeve tjera të interesat, të cilët kanë dhënë vërejtjet dhe propozimet e tyre që do të bëhet përpjekje që të përfshihen në buxhet.

Përveç këtyre çështjeve, në takim u shqyrtuan edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushëveprimi i drejtorive komunale. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat