Kryetari i komunës Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Zhillimit Ekonomik Nasuf Aliu, kanë pritur në takim Shqipe Breznica, nga organizata “Help – Hilfe zur Selbsthilfe”, me të cilën kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Me këtë marrëveshje parashihet që në vitin 2018 në Komunën e Mitrovicës do të përkrahen së paku 35 mikro-biznese.
Qëllimi i këtij projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Ndërsa objektiva e këtij projekti është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.
Vlen të theksohet se vlera mesatare e një grandi për një përfitues është 2.000,00 euro në formë të pajisjeve.