Drejtori i Departamentit të sportit parkon automjetin në hapësira publike të gjelbëruara

Mitrovica

Drejtori i Departamentit të sportit parkon automjetin në hapësira publike të gjelbëruara

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 13:32
Fejza ka parkuar sot automjetin e tij në hapësirat e gjelbëruara të oborrit para Muzeut në Mitrovicë

Drejtori i Departamentit të sportit në Mitrovicë, Fehmi Fejza, ka parkuar sot automjetin e tij në hapësirat e gjelbëruara të oborrit para Muzeut në Mitrovicë, duke shkelur kështu Rregulloren për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit.

I kontaktuar nga KosovaPress, Fejza ka pranuar se ka parkuar automjetin e tij në një vend ku nuk lejohet parkimi, por që është arsyetuar se nuk ka pasur vend tjetër për parkim në oborr.

“Po kam parkuar automjetin mbi hapësira të gjelbëruara me plot vetëdije. Nuk ka pas vend ku me parku tjetër. Ti po më njeh kush jam dhe po e din që është keri im. Shkruaj shlirë”, ka thënë Fejza përmes telefonit.

Image
Fejza, ka parkuar sot automjetin e tij në hapësirat e gjelbëruara të oborrit para Muzeut në Mitrovicë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat