Mitrovica me Qendër për personat me aftësi të kufizuara

Mitrovica

Mitrovica me Qendër për personat me aftësi të kufizuara

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 15:15
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi dhe drejtori i “Handikosit” Afrim Maliqi

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi dhe drejtori i “Handikosit” Afrim Maliqi, nënshkruan sot Marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Mitrovicës Jugore - Handikos”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Projekti “Ndërtimi i Qendrës së personave me aftësi të kufizuar në komunën e Mitrovicës Jugore - HANDIKOS“ ka vlerë parallogaritare prej 200,000.00 euro, thuhet në komunikatë. MPMS nga buxheti vjetor i planifikuar për vitin 2018 financon këtë projekt në shumën prej 100,000.00 euro, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga ‘Handikosi’.

Kamberi, tha se fokusimi i ministrisë do të jetë permanent në përmirësimin e kushteve të jetës për personat me aftësi të kufizuara.

“Ne do të japim kontributin tonë në vazhdimësi që të jemi sa më pranë njerëzve në nevojë, qoftë me projekte, qoftë me ofrimin e kushteve dhe integrimin dhe trajtimin e tyre të barabartë në shoqëri. Përkushtimi ynë nuk do të mungojë, varësisht prej kushteve dhe mundësive buxhetore”, është shprehur Kamberi.

Drejtori i Handikosit, Afrim Maliqi është shprehur optimist se në të ardhmen gjendja e personave me aftësi të kufizuara do të avancohet edhe më shumë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat